-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“21 Janari, grusht shteti”/ Meta i ‘mbyll derën’ Ramës dhe Bashës: Nuk do të bëj kurrë marrëveshje apo koalicion me ju!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në ‘Spotlight’ për ngjarjen tragjike të 21 Janarit. Gjatë intervistës Meta ka theksuar se ajo ngjarje ishte një përpjekje për Grusht Shteti, dhe se vetëm 10 ditë para ngjarjes kam dërguar disa letra pranë institucioneve të rëndësishme të vendit.

Meta theksoi se me Ramën dhe me Bashën nuk do të bëjë kurrë marrëveshje.

‘Ka qenë kohë tjetër kur bëja marrëveshje me Ramën dhe me Berishën. Unë kam dhënë dy garanci, me Ramën nuk bëj kurrë marrëveshje dhe me Lulzim Bashën pasi ka bërë tradhti. Me këta nuk ka asnjë shans për marrëveshje, është zero. Leje se çfarë kamë thënë unë për Berishën.’ tha Meta.

Duke folur për 21 Janarin Meta tha se, ajo që ndodhi atë ditë ishte një grusht shteti që u përpoq të ndërthurej mbi një falsitet dhe montim, dhe për të parandaluar atë që ndodhi, ke dhe letra të dërguar nga LSI për SHISH, Ministrin e Brendshme.

’10 ditë para ngjarjes kam dhënë dorëheqjen që të mos lija asnjë arsye. Lulzim Basha nuk mori asnjë masë për 21 Janarin. Atë nuk e bëri populli por banditët.’, tha Meta

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit