Pas protestës së kësaj të premteje, pedagogët e universiteteve kanë deklaruar se dita e parë e këtij viti akademik do të bojkotohet.
Në datën 17 pedagogët kanë paralajmëruar një tjetër protestë dhe se nuk do të paraqiten në auditorë. Ata janë shprehur se fundjava është shansi i vetëm i qeverisë për të ndërruar mendjen dhe të rrisë pagat.
Përpara Universitetit të Arteve trupa e pedagogëve deklaroi se nëse nuk do të ketë plotësim të kushteve të tyre ditën e hënë nuk do të nisë viti i ri akademik.
Pedagogët kërkojnë që për dy vite të rritet paga e tyre me 50%, 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.
Por qeveria vendosi që rritja të ishte vetëm 7% dhe 8% kërkoi që të merreshin nga tarifat e studentëve.