Ka dështuar për herë të katërt mbledhja e Komisionit hetimor për Shëndetësinë.
Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi, në një konferencë për shtyp tha se kjo ndodhi si pasojë e bojkotit arrogant të deputetëve të mazhorancës.
“Duhet të ishte mbledhja e 6, për të katërtën herë deputetët e mazhorancës bojkotuan punimet. Sot kemi punuar me deputetët dhe ekspertët ligjorë për të pasqyruar me anë të një power point ecurinë e punës së komisionit dhe shkeljet kushtetuese nga ana e mazhorancës.