Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është një ndër emrat që po lakohet për të performuar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Mirëpo, ende asgjë nuk është e sigurt.
Prej vitesh Dua Lipa e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korrë sukses pas suksesi.
3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.
Gjithashtu përveç Duas qarkullojnë fjalë edhe për Shakirën dhe grupin BTS, që do të për formojnë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës.