Me intensifikimin e rezistencës ukrainase dhe me viktima në radhët e ushtrisë, rusët po përpiqen të rekrutojnë pilotët bjellorusë në pension për luftën në Ukrainë . Megjithatë, bjellorusët nuk duan të luftojnë, siç shkruajnë mediat vendase.
Humbjet e pësuara nga rusët janë tashmë më të dukshme, në një kohë kur vendi i Putinit po përjeton një mungesë të madhe pilotësh.
Sipas informacioneve tona, pilotët bjellorusë në pension po marrin oferta specifike nga ushtria ruse. Ofertat janë të lidhura me premtimet për pensione të dyfishta dhe shpërblime për pjesëmarrje në beteja ”, raporton Telegram Belarus.
Nga 60 pilotët në pension, vetëm dy ranë dakord”. Plani sekret i sulmit Rusi-Bjellorusi
Rusia po planifikon të vendosë 120,000 trupa në territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën nga veriu në pranverë.