Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij. Dyshohet se pasuria është vënë nga aktiviteti kriminal dhe kap vlerën e 5 milionë eurove
Në sekuestro do të futen 7 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të përfshirë në këtë janë dyqane, lavazh dhe një ndërtesë 7+1 kate.
Njoftimi i prokurorisë:
I. Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:
– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:
– Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i regjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar regjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emër të shtetasit Y. M.
Arrestimi i Muratit
Fatjon Murati është arrestuar nga policia si i implikuar në dy bazat e armatimeve te zbuluara në periferi të Tiranës, u mbajt në vëzhgim për 3 ditë derisa agjentët e krimeve të rënda e ndaluan atë në zonën e ‘Bulevardit’ të Kasharit.
Ndjekja e lëvizjeve të 31-vjeçarit nisi, pasi Murati u paraqit në komisariatin e Krujës ku së bashku me mikun e tij Gentian Reçin për të dhënë deklarime për masakrën e 17 korrikut në mbikalimit të Fushë Krujës.