-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lejon kultivimin e drogës”/ Policia i përgjigjet akuzave të zyrtarit të Bashkisë Vau i Dejës: Kontrolluam, por s’gjetëm gjë!

Kryesoret

Pas akuzave që Sekretari i Përgjithshëm në Bashkinë e Vaut të Dejës Mark Zhuri, ka bërë ndaj shefit të Komisariatit të kësaj zone se ka lejuar kultivimin e kanabisit në këmbim të parave, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Në një njoftim për media, Policia e Shtetit thekson se bashkë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë njohur me pretendimet e Mark Zhurit, para disa muajsh.

Për verifikimin e këtyre pretendimeve janë ngritur grupe pune të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, grupet e përbashkëta të Policisë dhe të AMP-së kanë verifikuar në terren të gjitha informacionet e ardhura nga z. Zhuri, për vende në të cilat ai pretendonte se ishin kultivuar bimë narkotike, por nga verifikimet e kryera në këto vende në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara”, njofton policia.

Në lidhje me këto akuza, shefi i Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, Komisar Bardhyl Saliu, më datë 9 shtator 2022, ka bërë kallëzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Shkodër, e cila ka regjistruar një procedim penal.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit