-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti tregohet zemërgjerë, parashikimet: Europën e pret një dimër i ngrohtë

Kryesoret

Në mesin e krizës së energjisë mesa duket klima ka vendosur ti japë një dorë Europës gjatë këtij viti. Sipas parashikimeve të ekspertëve të motit dimri do të jetë i butë me ne.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili bën parashikime sezonale për Qendrën Evropiane të Parashikimeve të Motit (ECMWF), se pritet që ky të jetë një dimër mjaft i ngrohtë. “Shenjat janë që ky të jenë një dimër më i ngrohtë se zakonisht”, shprehet ai, edhe pse nuk e përjashton mundësinë e një të ashtuquajturi fluks të bllokuar, i cili mund të dërgojë në temperatura të ftohta dhe erëra mbi Europë”, shton Buontempo.

Ky qendër i krijon parashikimet e bazuar në të dhënat që mbërrijnë nga një numër shërbimesh kombëtare meteorologjike në të gjithë Europën.

Parashikimet e tyre bazohen në tregues të tillë si temperatura e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësia e erës stratosferike, por nuk kanë saktësinë e raporteve afatshkurtra.

Dimri europian mendohet se mund të jetë më i ngrohtë për shkak të fenomenit të motit global “La Nina”,  që pritet të favorizojë erërat perëndimore, të cilat janë kryesisht të ngrohta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit