Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin. Ai po merr pjesë në kongresin e Partive Socialiste Europiane. Në fokus, kreu i PS-së thotë se është inflacioni, kriza dhe lufta në Ukrainë.
“Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në #PESCongress🌹për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europiane” shkruan ai.