-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezultoi i “pastër”, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erion Imeraj

Kryesoret

KPK ka njoftuar se Prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj është konfirmuar në detyrë.

Në seancën dëgjimore të prokurorit Erjon Imeraj nuk u relatua asnjë problem lidhur me procesin e hetimit administrativ të kryer për babain e tij.

Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka pasur mundësi financiare për blerjen e një autoveture në vitin 2010 për çmimi 700 mijë lekë.

Sipas KPK, edhe bashkëshortja e subjektit ka rezultuar se ka pasur mundësi financiare për

Megjithëse KPK nuk ka konsideruar në analizën financiare të ardhurat para fillimit të detyrës dhe as disa dhurime nga familjarët që përfaqësojnë një pjesë të depozitës në emër të djalit, kjo metodologji nuk ka sjellë balanca negative.

Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe.

Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit