-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria “shpëtoi” Autoritetin e Dosjeve, Partia e Lirisë: Vendimi absurd dhe nul

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar duke akuzuar prokurorinë e Tiranës pas vendimit për të mos regjistruar padinë e Ilir Metës kundër Autoritetit të Dosjeve për falsifikimin dhe shpërdorim detyre.

“Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e cështjes penale për kallëzimin e bërë nga Kryetari i Partisë së Lirisë ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në cdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në përmbajtje” tha Vasili.

Avokati listoi shkeljet që sipas tij ka bërë prokuroria.

“Kjo është absurde. Ilir Meta duhet të thirrej për të dhënë shpjegime për kallëzimin që bëri. Dokumentet janë mbajtur fshehur.

Autoriteti ka çuar në Kuvend dokumente të klasifikuara dhe avokatit nuk i jepen dokumentet e de-klasifikuara.

Është shumë e qartë, që ky vendim i Prokurorisë është nul” tha avokati i Ilir Metës për këtë dosje, Genc Gjokutaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit