-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arabia Saudite: 400 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kryesoret

Arabia Saudite ka premtuar ndihmë humanitare prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftoi të shtunën Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.

Ndihma u bë publike pas telefonatës të një dite më parë, mes Princit të fuqishëm të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Salman ishte emëruar kryeministër i shtetit më 27 shtator të këtij vit, pozitë që tradicionalisht i takon mbretit.

Agjencia tha se kjo shumë do të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të ukrainasve në mes të një lufte të vazhdueshme prej më shumë se shtatë muajsh.

Pushtim rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt.

Trashëgimtari saudit tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet ndërmjetësuese dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ndihmojnë në de-përshkallëzimin e situatës.

Arabia Saudite tha se muajin e kaluar se Princi i Kurorës kishte ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës për lirimin e 10 të burgosurve nga vende të ndryshme.

Mbretëria në fillim të kësaj jave votoi në favor të një rezolute të OKB-së që dënon aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit