I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak u shpreh të enjten se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në SHBA dhe BE në vitin 2024.
Kurti tha sot se është dakord me Lajçakun, por nuk është i sigurt për dy vitet e kohës, referuar momentit që jetojmë.
“Pajtohem se nuk kemi shumë kohë dhe se ne jetojmë në kohëra jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme.
Prandaj, nuk jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë. Duhet që sa më shpejt ta bëjmë atë. Për këtë, jam gati të angazhohem kreativisht dhe konstruktivisht në këto bisedime në Bruksel kurdo që të na ftojnë”, tha Kurti.