-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakerat i vjedhin ‘Instagramin’ Giorgia Melonit, i nxjerrin ‘mesazhet’ me Elon Musk

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme instagrami i kryeministres italiane, Giorgia Meloni është hakeruar për disa minuta nga persona ende të pa identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur teksa ajo po fluturonte drejt Romës pas vizitës së saj në Egjipt.

Gjatë ndërhyrjes, u publikuan një histori dhe një postim ku shkruhej “Faleminderit Elon pa Btc!” dhe një fotografi të rreme të profilit të Elon Musk.

Siç raportojnë mediat italiane, edhe pse sulmi kibernetik u zgjidh pas pak minutash, pamjet e përmbajtjes false të publikuara ende përhapen në rrjetet sociale.

Konfirmimi i hakimit erdhi nga Palazzo Chigi, i cili shpjegoi se profili i sulmuar është personal historik i Melonit, i hapur vite më parë. Aktualisht po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme nga Policia e Postës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit