Elvis Sejdo u la i lirë sot nga gjykata, pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë u bë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.
Dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kanë kaluar. Ai u dorëzua 5 ditë më parë.
Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës “arrest me burg” për Sejdon, por u kundërshtua nga avokati Sokol Tahiraj, i cili i kërkoi gjykatës lirimin, që u pranua.
Elvis Sejdo ishte shpallur në kërkim përmes operacionit “Escape” pasi ishte bashkëpunëtor në grabitje në afërsi të qendrës “Kristal” në Tiranë.
‘Jam i antidrogës, ku i ke lekët?’, dyshohet se kishte deklaruar i akuzuari gjatë grabitjes në zonën “Komuna e Parisit”.
Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërsa përfunduan në pranga Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla.