Java do të nisë në sulm nga qeveria. Nga Berlini, në përfundim të kongresit të PSE-së, Edi Rama njoftoi dy lëvizjet pas kthimit në Tiranë. Ai tha se javën tjetër do të nisë dialogu në bashkitë e Shqipërisë për krizën dhe ecurinë e qeverisjes në prag të zgjedhjeve. Gjithashtu në shënjestër kishte edhe opozitën, që e cilësoi si të djathtën e rublave.
“Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë #TëBashkuarJoTëNdarë🤝; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë” shkruan Rama.