-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Folën vrasësit me pagesë! Arrestohet i 15-ti, Tirana kërkon dosjen

Kryesoret

Ka shkuar në 15 numri i personave të arrestuar pas dëshmisë së dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj pak ditë më parë për disa vrasje të bujshme me pagesë. I arrestuari i fundit për këtë ngjarje është Zenaldo Mamaqi 32 vjeç.

Ai është arrestuar nga  policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë që prokuroria e Tiranës u ka kërkuar homologëve të Durrësit vënien në dispozicion të dëshmisë së plotë të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të arrestuar pas përplasjes me anëtarë të grupit të ‘Rrumit’ të Shijakut në autostradën Tiranë-Durrës.

Dëshmia e tyre kërkohet nga akuza e Tiranës për ngjarjen e 4 Janarit në zonën e “Don Boskos”, ku humbi jetën Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Prokuroria Tiranë pritet të kryejë veprime të tjera hetimore, duke kërkuar edhe analizimin e qelizave telefonike të personave të përfshirë, emrat e cilëve janë zbardhur nga dy vëllezërit Beqiraj. Në kërkim vijon që të jetë Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut dhe tre persona të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit