Një hajdut është arrestuar në Tiranë pas përleshjes me një mjek, të cilit tentoi t’i vidhte telefonin. Hajduti i arrestuar 45-vjeç u fut në klinikë dhe i mori celularin.
Mjeku e ndoqi dhe u përlesh me “skifterin” jashtë klinikës te Rruga e Dibrës në Tiranë. Në ndihmë të tij shkuan edhe personeli dhe qytetarët që ndodheshin në klinikë.
Me plagë në kokë dhe i gjakosur, mjeku ia arrin që të marrë telefonin.