Në aeroportin e Stambollit janë gjetur dhe sekuestruar 31 kilogramë e 461 gramë kanabis të fshehur në valixhe.
Droga u gjet në linjën e avionit që ishte nisur nga Shqipëria drejt aeroportit “Sabiha Gökçen”.
Dy pasagjerë, të cilët u konsideruan të dyshimtë në analizën e rrezikut, u ndoqën nga afër.
Valixhet që i përkisnin pasagjerëve të dyshuar u kontrolluan ku u zbulua droga. Autoritetet e dy vendeve po bashkëpunojnë lidhur me rastin.