-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Partia e Lirisë do të ketë gjysmën e këshillit bashkiak të Tiranës

Kryesoret

Kryetari i partisë së Lirisë zhvilloi sot një takim me të rinjtë e forcës politike që drejton.

Ai tha se rinia do të ketë zërin e saj të fuqishëm në këshillin e ri bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e vitit tjetër. Sipas tij të paktën gjysma e këshillit do të jetë me të rinj dhe të reja.

Po thahet Shqipëria nga të rinjtë dhe të rejat. Tirana është shesh-beteja kryesore. Nëse nuk fillon ndryshimi nga Tirana nga do të fillojë ndryshimi?

Nuk dua të nënvlerësoj qytetet e tjera të Shqipërisë, por kur e ndjejmë rrudhjen e të rinjve dhe të reja nga Tirana atëherë është shumë e vështirë që të ndodhë në qytete ku pothuajse nuk ka fare të rinj. Ka bashki ku ka më shumë mësueses sesa nxënës.

Të rinjtë do të kenë zërin e tyre në këshillin e bashkisë Tiranë dhe të tjera, të paktën gjysma e kandidatëve të këshillit të bashkisë Tiranë do të jetë me të rinj dhe të reja” tha ai.

Formulën e koalicionit e kanë deklaruar më herët të dy edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta, që Partia e Lirisë do të synojë këshillat, ndërsa PD do të propozojë kandidatët për bashkiakë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit