Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie Silvana Balliun gazetaren që hiqej si dietologe e cila u arrestua 3 ditë më parë.
Sipas informacioneve gazetarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ndërsa avokati i saj mbrojtës kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim dhe veprime që mbulojnë zbulimin e së vërtetës.
Silvana Balliu hiqej si dietoge dhe përfitonte shuma të majme përmes recetave që u jepte klientëve të saj, që zakonisht i gjente në rrjetet sociale.
Mirëpo, disa prej klientëve filluan të sëmureshin dhe denoncimet në polici u shtuan.
Kështuqë të premten Silvana Balliu u arrestua. Ajo është me profesion gazetare dhe nuk ishte e specializuar për dhënien e dietave dhe nuk e kishte licensuar subjektin e saj.