-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kovaçevski: S’përjashtoi zgjerimin e Qeverisë së Maqedonisë

Kryesoret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

Ai tha se nevoja për një Qeveri më stabile vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”

Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë – gjë që ka bërë që shumë ligje të mos mund të miratohen.

Nevoja për zgjerimin e Qeverisë vjen edhe për faktin se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen me Bullgarinë.

Kërkesa e Kovaçevskit i drejtohet fillimisht Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë dhe ka 8 deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se për momentin nuk planifikojnë të bëhen pjesë e Qeverisë, edhe pse thonë se kanë marrë sinjale për një gjë të tillë.

“Kemi disa vendime për të marrë dhe ato duhet të miratohen me konsensus të gjerë në shtet, siç janë marrë gjitha vendimet tjera më parë… Janë të mirëseardhur që të bëhen pjesë e Qeverisë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një shteti me prosperitet dhe me vizion, ku të rinjtë do ta dinë se për 10 vjet ose 8 vjet nga tani do jemi vend anëtarë i BE-së”, ka deklaruar Kovaçevski.

Ai tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka vlerësuar punën e ekzekutivit, por jo edhe të opozitës, e cila sipas tij si asnjëherë më parë është kritikuar për pengesat që po i bën vendit në procesin evropian./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit