-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Deputeti shqiptar në Parlamentin Serb viziton varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Kryesoret

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vizituar sot varret e vëllezërve Bytyqi në Yonkers, New York. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kamberi, i cili ka ndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa kujton se drejtësia për ta ende nuk është vënë në vendin e vet.

Ai shprehet se ballafaqimi me të kaluarën nuk ka ndodhur ende, e sipas tij vrasësit e tyre janë ende në liri dhe në mbrojtjen e shtetit. Kamberi është i vetëm deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Sot, në Yonkers – New York, vizituam varrezat e vëllezërve Bytyqi. Aty ku drejtësia akoma nuk ka arritur. Dëshmimi se ballafaqimi me te kaluarën nuk është përmbyllur. Vrasësit e tyre janë akoma në liri. Edhe atë nën protektoratin e shtetit”, ka shkruar Kamberi.

Kujtojmë se vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, u arrestuan në vitin 1999 në Serbi. Arrestimi i tyre, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, erdhi për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata u liruan nga burgu pas dënimit dhe më pas u vranë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit