Të paktën 20 persona u vranë dhe 15 u plagosën në një aksident fatal me autobus në jugperëndim të Kolumbisë. Mes të plagosurve është një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar.
‘Përplasja ndodhi në autostradën Pan-Amerikane dhe për fat të keq kemi një numër të vdekur prej 20’, u tha gazetarëve një oficer policie përgjegjës për trafikun rrugor në provincën Narinio.
Autobusi që udhëtonte mes portit të Tumaco-s dhe qytetit të Cali-t u përmbys në rrugë për shkak të një “defekti mekanik”, shtoi i njëjti burim.
Shërbimet e shpëtimit punuan për më shumë se nëntë orë atje për të nxjerrë të plagosurit dhe për t’i transportuar në spitale të ndryshme të zonës.