-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Prangat” shkojnë në doganë, këta janë punonjësit e arrestuar

Kryesoret

Tre punojnë të doganës në Qafë Morinë janë arrestuar këtë të diel. Pasi lejuan kalimin e mallrave kontarbandë.

Të arrestuarit janë Artan Zeqiri dhe Iliaz Rrustemi.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë, duke korrupuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare,” ka njoftuar policia.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-Jeton Merkaj, 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj, me detyrë doganier (përgjegjës turni) në PKK Qafë Morinë;

-Sandri Markgjekaj, 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë;

-Përparim Kuliçi, 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë.

Këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara nga shtetasit A. Z. dhe I. Rr., kundrejt përfitimit të shumave monetare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit