-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusët të pamëshirshëm, vrasin në banesën e tij muzikantin ukrainas, sepse refuzoi të marrë pjesë në koncert

Kryesoret

Situata të paimagjinueshme tmerri dhe brutaliteti po dalin në dritë ndërsa kriza e luftës në Ukrainë thellohet. Pas mizorive në një sërë qytetesh, u zbulua se një krim i tmerrshëm ishte kryer në Kherson. Ushtarët rusë qëlluan dhe vranë një muzikant ukrainas në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Kherson, sipas ministrisë së kulturës në Kiev.

Dirigjenti Yuri Kerpatenko refuzoi të merrte pjesë në një koncert, përmes të cilit pushtuesit donin të demonstronin përmirësimin e jetës në Kherson. Siç raporton Gurdian, Orkestra e Muzikës së Dhomës Gileya, në të cilën Kerpatenko ishte dirigjenti i parë, ishte planifikuar të merrte pjesë në koncertin e 1 tetorit, por ai “refuzoi absolutisht të bashkëpunonte me pushtuesit”.

Muzikantë nga e gjithë bota dënuan veprimet e Rusisë. Veprimet e rusëve janë “gjenocid i pastër”, tha dirigjenti Semyon Bychkov nga Parisi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit