Policia e shtetit vazhdon ndryshimet. Drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur 2 ndryshime në rang komisariatesh.
Petrit Hala i cili ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit nr. 4 në kryeqytet tashmë do të drejtojë komisariatin nr.1 i cili drejtohej nga Bujar Mehmeti që vijon të jetë i pezulluar.
Në vend të Petrit Halës, tek komisariati nr.4 do të shkojë Luan Hasani. Pak ditë më parë Rrumbullaku firmosi dy ndryshime në Durrës dhe Dibër.