-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rinia ‘braktis’ shkollën/ Ashtu si Elbasani, edhe Vlora me numrin më të ulët të studentëve të regjistruar në Universitet

Kryesoret

Si në gjithë vendin ka nisur viti i ri akademik edhe në Vlorë. Universiteti “Ismail Qemali” e nis këtë vit të ri akademik me afro 55% të kuotave të regjistrimit të studentëve të plotësuara duke shënuar kështu mesataren më të ulët të studentëve të regjistruar në programet e studimit.

Degë si mësuesia, fizika, kimia dhe matematika janë në kuota minimale të regjistrimit të studentëve teksa ende rrezikojnë mbylljen.

Ka ende disa ditë për t’u përmbyllur faza e tretë e regjistrimeve, e cila nisi në 12 tetor dhe përfundon më 3 nëntor, por në Vlorë shënohet mesatarja më e ulët e studentëve vitet e fundit.

Universiteti i Vlorës këtë vit ka patur rreth 1200 kuota të lira për regjistrime të reja në programet akademike teksa mësohet se numri i studentëve të regjistruar nuk i kalon 700 studentë.

Degët me interes më të lartë janë infermieria me 240 kuota dhe degët e inxhinierisë pasi studentët aplikojnë në këto degë për të ikur jashtë vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit