-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Karrem, joshje dhe luks! Vajzat bukuroshe në krahët e bosëve

Kryesoret

Vajzat e ekranit, miss-e, prezantuese, balerina apo këngëtare në muajt e fundit kanë qenë disa herë në qendër të vëmendjes së opinionit publik për lidhjet e tyre me personazhe të botës së krimit. Rastet janë të shumta kur janë përdorur madje edhe si karrem.

Pak ditë më parë SPAK i kërkoi gjykatës së Posaçme që të konfiskonte pasurinë e Redjan Rrajës, nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja, që është arrestuar dhe akuzohet për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja.

Mes makinave që u kërkua të konfiskohej është edhe një “Audi A8” e modeles Kejvina Kthjella, bukuroshes së ekranit. Në dëshmitë e saj tre vite më parë ajo tregoi natën e fundit që kaloi në shtëpi me Rrajën dhe lidhjen mes tyre.

Por ajo nuk është e vetmja. Rasti i Ervis Martinajt është i freskët, që pak përpara se të zhdukej kaloi natën me “Miss Univers Albania” në një hotel në Durrës. Në vitet e fundit janë disa rastet kur figura të njohura janë lidhur me njerëz të kërkuar nga drejtësia.

Ish-missi dhe prezantuesja Suada Sherifi prej kohësh e mbante të fshehtë bashkëshortin e saj biznesmen, nga martesa me të cilin erdhi në jetë vajza. Në ditëlindjen e fëmijës ajo zbuloi më në fund portretin e tij në fotot e tyre familjare.

Eldi Dizdari u arrestua disa kohë më parë në Dubai. Ai njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve të dënuar për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës.

Në fillim të tetorit 2018 gazetat dhe ekranet në qendër të vëmendjes nuk kishin vetëm atë që ndodhi në Bllok, por edhe jetën e personazheve të përfshira.

Për atë ngjarje u hetua edhe Ervin Mata, ish- i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Një tjetër lidhje e bujshme ishte ajo e ish-miss-it Trejsi Sejdini me Leonard Dukën, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2020 në media qarkulloi një tjetër emër, prezantuesja e sportit Viola Spiro dhe i dashuri i saj, Valentin Selaj. Gazeta italiane “La Nazione” publikoi arrestimin e tij në Firence për drogë.

Por ka pasur edhe raste kur vajzat janë përdorur si karrem për vrasje të bujshme si në rastin e Marsel Sotirës, Hekuran Billës, apo edhe Erigers Mihasit dhe shokun e tij, Armand Dumanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit