-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do ta vrasin”! Dokumenti “tepër sekret”: Bosi me Audi, ish-i dashuri i këngëtares dhe Vis Martinaj

Kryesoret

Ditën e sotme hakerat e sponsorizuar sipas qeverisë shqiptare nga Irani, faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar mesazhet e ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano.

Mes morisë së e-mail-eve është edhe një që sinjalizonte vitin e kaluar në gusht për lëvizjet e Talo Çelës, të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare.

Informatori e vendos në dijeni Nanon se më datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 Talo Çela ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë  tek “Rruga  e Dibrës”.

Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata (familja e tij zotëron hotelin). Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin.

Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë  ngjarje  tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij” thuhet në dokument.

Por kush është Ervin Mata?

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur.

Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i ish-të fejuarit të saj, Ervin Mata. 

Mata akuzohej për moskallëzimit të krimit dhe përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohej se ishte personi që ndihmoi komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar.

Dokumenti që publikuan hakerat

“Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një  informacion  i cili bën fjalë  për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.  Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh  është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë  tek Rruga  e Dibres. 

Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë   udhëton me  nje mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021.

Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin.

Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë   cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë  ngjarje  tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.

Ju  bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur  se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën” thuhet në dokument.

Pronësia e hotelit “Victoria Rooms” te Rruga e Dibrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit