Një piktor ka sulmuar me thikë kuzhine shefin e tij dhe një punonjës mëngjesin e së shtunës, Bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, që sipas mediave gjermane thuhet se ka probleme mendore e për këtë arsye ai është dërguar në një spital psikiatrik për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Por, si ndodhi ngjarja?
Ata shkuan në furrë së bashku për të blerë mëngjesin. Pak sekonda më vonë, asgjë nuk ishte e njëjtë për punonjësit e një kompanie lyerjeje. Një nga kolegët nxori papritur një thikë kuzhine në shkallët përballë rreshtit të dyqaneve në Nymphenburg dhe e goditi. Dy burra u plagosën rëndë nga goditjet me thikë dhe prerje. Një koleg është ende në rrezik për jetën. Shqiptari po hetohet për ‘vrasje të mbetur në tentativë’.
“Akti ka ndodhur papritur”, sqarojnë hetuesit, sipas të cilëve, nuk pati asnjë debat atë mëngjes. Sipas policisë, shefi 50-vjeçar i firmës së bojës dhe një koleg 28-vjeçar morën plagë në qafë, gjoks dhe shpinë.