Kreu i sindikatës së pedagogëve Aleksandër Kovaçi ka paralajmëruar se ditën e nesërme pedagogët e të gjithë universiteteve të vendit, do vijojnë të protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ai sqaroi se ditën e nesërme bojkoti nis që në orën 8:00 ndërsa protesta në orën 10:00.
“Në oborrin e universitetin “Politeknik” të Tiranës do të jetë i qendërzuar i gjithë stafi akademik i Tiranës. Ndërsa në rretheve protesta do jetë e qendërzuar në oborret e fakulteteve. Bojkotimi nis që orën tetë ndërsa takimi nis në orën dhjetë“, tha Kovaçi.