-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reforma Territoriale? Balla: Jam gati të takoj Alibeajn! Jo qoka me Avokatin e Popullit

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se është gati që të takojë kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për të negociuar për hartën e re territoriale.

Ka vend për negociata, por PS nuk  bën pazar. Sot në Shqipëri, organet e qeverisjes vendore dhe bashkitë janë një transformim epokal me atë që kishim deri në vitin 2015.

Historia që kishte 384 kryetarë bashkish dhe komunash, 384 këshilla, administrata dhe shoferë. Në një vend me më pak se 3 milionë banorë ishte e papranueshme” tha ai. Grupi parlamentar demokrat ka dalë me një propozim konkret për të dalë me 92 bashki në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë që grupi i Berishës ka propozuar 96 bashki.

Taulant Balla kishte një mesazh edhe për Ilir Metën, që socialistët e akuzojnë se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Shpresoj që nesër të kem një takim me grupin e punës. Qoftë në ligjin e de-spiunizimit që ka të bëjë për ndalesën për t’u zgjedhur. Për të pamundësuar zgjedhjen apo emërimin në detyra të larta, të të gjithë personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit dhe ligjin e partive.

Në Shqipëri nuk mund të jesh kryetar i një partie politike me damkën e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit. Besoj që kanë shumicën në kuvend dhe mes shqiptarëve këto nisma”.

Për emrin e Avokatit të Popullit, Balla tha se është në pritje të emrit nga Alibeaj. “Avokati i Populli nuk mund të jetë qokë politike, sikur ka ndodhur më parë, por përfaqësues i qytetarëve. Duhet të jetë përfaqësues i lartë, që duhet të ketë eksperiencë në mbrojtje të të drejtave të njeriut”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit