-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vendimi, Salianji: Pres drejtësi të shpejtë, jo paçavure

Kryesoret

Shtyhet sërish gjyqi për fatin e Ervin Salianjit. Gjykata e Apelit për shkak të mungesës së avokatit të Geron Xhafës, ka shtyrë në datë 10 nëntor seancën për dhënien e vendimit.

Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca për vendimin. Deputeti i PD-së, kërkoi vendim të shpejtë dhe të drejtë dhe jo paçavure.

Është në pritje edhe cështja tjetër. Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri. Në publik ditën e parë që është bërë denoncimi, ai që ka bërë akuzën ka shkuar për të kryer dënimin.

Prokuroria dhe drejtësia e komanduar nuk ka bërë asnjë hetim për trafikun e drogës, por një paçavure për gazetarin dhe mua që e denoncuam. Drejtësia duhet të jetë më e shpejtë dhe e vendosur.

Dyshimet e mia është që cështja ka dalë për të mos pasur një ri-shortim. Fakti që është hedhur shorti, drejtësia duhet të vazhdonte. Nuk është e domosdoshme që duhet të jetë avokati i palës. Në presim drejtësi të shpejtë” tha Salianji.

Shkalla e parë e dënoi Salianjin me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë.

Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit