-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot nis universiteti, por ‘jo’ për pedagogët/ Bojkot mësimi dhe protestë për kushte e paga më të mira

Kryesoret

Sot nis viti i ri akademik 2022-2023 në të gjithë vendin, por ky vit do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi dita e parë pritet të jetë një ditë bojkoti masiv, jo vetëm nga pedagogët, për shkak të protestave të tyre për kushte pune e paga më të mira, por edhe për vetë studentët.

Këta të fundit, të cilët duket se u kanë dalë në mbështetje pedagogëve të tyre, duke vendosur që edhe ata të bojkotojnë mësimin sot.  Në këtë situatë, një gjë është e sigurt: Të paktën sot, mësim nuk do të ketë në auditorët e universiteteve shqiptare!

Por, duhet thënë që kjo vlen për momentin vetëm për universitetet e Tiranës, pasi deri më tani, nuk ka pasur lajmërime për bojkot të mësimit nga ana e pedagogëve në universitetet e rretheve.

Kujtojmë se, pedagogët kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

KËRKESAT E PEDAGOGËVE

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit