-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xi Jinping thirrje për forcimin e Ushtrisë në hapjen e Kongresit të Partisë Komuniste

Kryesoret

Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje të dielën për zhvillim më të shpejtë ushtarak dhe nuk përmendi ndonjë ndryshim në politikat që kanë tensionuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe kanë forcuar kontrollin e Partisë Komuniste në pushtet mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Xi, që është figura më me ndikim në Kinë prej dekadash foli në hapje të kongresit të partisë, që ndiqet nga afër për të parë shenja të mundshme të drejtimit zyrtar. Kongresi vjen në mes të një rënieje të ndjeshme në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe tensioneve me Uashingtonin dhe fqinjët aziatikë mbi tregtinë, teknologjinë dhe sigurinë.

Planet e partisë parashikojnë krijimin e një shoqërie të begatë deri në mesin e shekullit dhe rikthimin e Kinës në rolin e saj historik si udhëheqëse politike, ekonomike dhe kulturore. Pekini ka zgjeruar praninë jashtë vendit, përfshirë nismën miliarda dollarëshe “Një brez, një rrugë” për të ndërtuar porte dhe infrastrukturë në të gjithë Azinë dhe Afrikën, por ekonomistët paralajmërojnë për një frenim të mundshëm të rritjes.

“Pesë vitet e ardhshme do të jenë vendimtare,” tha Xi në një fjalim televiziv prej një orë e 45 minutash para rreth 2,000 delegatëve në Sallën e Madhe të Popullit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit