Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ndodhet në Parlamentin Europian, ka denoncuar mungesën e hetimeve të fondeve të IPARD.
Blushi bëri me dije se fondet e IPARD kanë përfunduar te inceneratorët dhe bandat, ndërsa shton se prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat.
Sipas Tedi Blushit kërkesa për llogaridhënie u refuzua nga ministri Andis Salla, teksa shprehet se një vrasës serial ka përfituar prej këtyre fondeve.
Ndërkohë thotë se bujqësisë shqiptare po i mohoet ndihma nga e BE.









