Teksa seanca në Kuvend është duke vijuar, qindra protestues në ambientet e jashtme të Parlamentit kanë kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi pasi ka dalë nga salla e Kuvendit në ambientet e jashtme të tij është përballur me thirrje dhe reagime nga protestuesit.
Në pamjet shihet momenti kur disa protestues e ndjekin deputetin, duke i drejtuar akuza dhe thirrje të ndryshme, mes tyre “Hajdut!”, “Analfabet!” dhe “Nuk na përfaqëson!”.
Demonstruesit janë përplasur edhe me kordinin e policisë pasi kanë tentuar të qëllojnë me vezë ndaj deputetëve, teksa kanë dalë nga Kuvendi për tu larguar me makinat e tyre.
Në thirrjet e tyre dëgjohet” Policia e turpit”, “Rama jep dorëheqjen”.
Mes të tjerash ata shprehen se jemi në protestë për kërkesat tona të qarta.










