-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria “bëhet e gjallë” për katet pa leje në Tiranë

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ndërtimin e tre pallateve në Tiranë, të cilët u denoncuan nga qeveria, që më pas arriti marrëveshje me pronarët.

Dosja është hapur për akuzën “ndërtim pa leje”. Bëhet fjalë për pallatin tek Liqeni i Thatë, një pallat tek “Myslym Shyri” dhe kulla që quhet  ”Syri i Tiranës”.

Organi i akuzës ka përcaktuar ekspertët që do të paraqesin në prokurori raportet e tyre.

Ndërtimet do t’i nënshtrohen ekzaminimit teknik nga ekspertë të caktuar nga prokuroria për të verifikuar shkeljet ligjore.

Prokuroria ka kërkuar edhe nga bashkia sekuestrimin e dokumentacionit lidhur me lejet e ndërtimit. Por nga ana tjetër, qeveria është mjaftuar deri tani vetëm me tre denoncime për ndërtime pa leje.

A ka të tjerë, apo akti normativ u bë vetëm për tre pallate? Kjo mbetet për t’u parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit