Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona pasi shpërndanin lëndë narkotike. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë për moskallëzim krimi.
S.K 19 vjeç dhe M.L 25 vjeç, të dy banues në Tiranë u arrestuan, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjithashtu u arrestua edhe N.S 24 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh 22 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativ.
U arrestua edhe N.K 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Ju vendosën prangat edhe L. H 32 vjeç, për të njëjtat akuza.
Gjithashtu u proceduan penalisht edhe shtetasit S.S 22 vjeç dhe M.K 22 vjeç, pasi kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar.