-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zhvati 25 mln lekë firmës, arrestohet ekonomisti

Kryesoret

Një 36-vjeçar në Elbasan, ekonomist në një firmë private është arrestuar pasi akuzohet se përvetësoi një shumë të madhe parash. I arrestuari është Oli Andoni.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë Oli Andoni 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj” mbyllet njoftimi i policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit