-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkot dhe protestë! Rama i prerë me pedagogët: Harrojeni rritjen e pagave!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ishte i prerë me bojkotin dhe protestën e pedagogëve. Ai tha se nuk do të ketë rritje page tjetër përveç atij 7% që u miratua pak ditë më parë. Ka marrë fund koha, tha Rama, kur sindikatat bëjnë presion dhe kërkojnë rritje të pagës.

Patëm një debat me rektorët për pagat. Duhet të jetë e qartë, që bota akademike, universitare është diçka ndryshe nga pjesa tjetër. Universitetet nuk janë gjimnaze apo shkolla 9-vjeçare. Nuk janë infermier apo mjekë, as policë dhe as ushtarakë, që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Universiteti është mes shtetit dhe tregut.

Duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet, thithjen e të ardhurave nga tregu, të jetë një aktor në treg, të jetë edhe një magnet për të thithur fondet për projekte dhe kërkimin shkencor. Koha kur qeveria rrit pagat, se kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me reformën e arsimit e lartë.

Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim ata që i sjellin më shumë shoqërisë. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të ketë rritje page të kombinuar, mes mbështetjes së shtetit dhe të ardhurave të vetë universitetit” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit