-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bejko rrëzon Berishën: Si ka mundësi që çuni i Olldashit i shkon akoma pas Saliut?

Kryesoret

Roland Bejko, ish-sekretar për pushtetin vendor në lidershipin e Lulzim Bashës ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës lidhur me garën e vitit 2013 për postin e kryetarit të PD-së. Sali Berisha dy net më parë tha se nuk pasur “gisht” në garë. Ish-kryeministri tregoi sipas tij gabimin e Sokol Olldashit, që humbi përballë Bashës.

Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri”, tha Berisha.

Kaq mjaftoi që debati të rikthehej. I pari që reagoi ishte vëllai i Sokol Olldashit, që e rrëzoi këtë pretendim të Sali Berishës. “Nuk është e vërtetë! Ti e di mirë që Koli fitonte me çdo formulë. Të mërkurën në darke, pra ne datën 26.06.2013, Basha të erdhi ne zyre gati duke qarë dhe u këshillua me ty për një tërheqje të mundshme të tijën. Për ç‘arsye? Për arsyen se të dhënat që vinin e jepnin Kolin në avantazh. Ti ke marr personalisht në telefon pothuajse çdo kryetar nëpër rrethe. Natyrisht jo për t’i uruar natën e mirë, sepse në fakt ishte darkë, por për t’i kërcënuar me shprehje që më mirë mos t’i perserisim. Ty dhe jo vetëm ty të vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam unë këto gjëra? I di nga ata që atë darkë ishin prezent në zyrën tende. Fatkeqësisht politika është i vetmi zanat për të cilin nuk bëhet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.

Roland Bejko shkoi akoma më tej në akuzat për Sali Berishën. “Unë nuk e kuptoj dot si mundet një njeri që i ka marrë të gjitha lavditë e mundshme nga kjo jetë, të luftojë pa asnjë princip në kërkim për më tepër, e për më tepër, e për më tepër lavdi?! Nën efektin e kësaj patologjie vazhdon të gënjejë e të gënjejë përditë pa fund, duke harruar se të gjithë ata që ky i morri në telefon për t’u thënë kush duhet të fitonte në garën midis Bashës dhe Olldashit, janë aty, janë gjallë dhe e dëgjojnë me veshët e tyre si gënjen. Nejse, që ky nuk ka më skrupuj moralë, kjo nuk është e re, e ka vrarë me kohë turpin. Por, habitem se si gruaja dhe djali i të ndjerit Olldashi i shkojnë ende pas sikur të mos ketë ndodh asgjë midis tyre. Nuk kanë fare nerv e sedër këta njerëz?!” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit