Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thirri sot një mbledhje të grupit parlamentar, së cilës iu bashkua edhe deputeti Xhelal Mziu.
Deputeti demokrat e mori vendimin disa javë më parë për t’u bashkuar me Sali Berishën, ndërsa sot mori pjesë për herë të parë në mbledhje.
Mziu disa vite më parë u shpreh se Berisha është idhulli i tij, mirëpo në përplasjen mes Berishës dhe Lulzim Bashës, mbajti krahun e këtij të fundit.
Por jo për shumë kohë, pasi pas disa muajsh u rikthye te idhulli.