-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy shpërthime bombash kanë vrarë 8 persona në burgun famëkeq

Kryesoret

Të paktën tetë persona janë vrarë nga shpërthimet në burgun famëkeq Insein të Mianmarit në Yangon.

Qytetarët u shprehën se dy bomba shpërthyen në hyrje të burgut të mërkurën në mëngjes, duke vrarë tre punonjës të burgut dhe pesë vizitorë.

Burgu Insein është burgu më i madh në vend që strehon rreth 10,000 të burgosur, shumë prej të cilëve janë të burgosur politikë.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. Tetëmbëdhjetë persona të tjerë u plagosën, konfirmuan zyrtarët.

Autoritetet thanë se bombat kishin shpërthyer në dhomën e postës së burgut. Një tjetër bombë – e cila nuk shpërtheu – u gjet më vonë atje e mbështjellë në një qese plastike.

Të pesë vizitorët që u vranë ishin gra dhe të afërm të të burgosurve, konfirmuan autoritetet.

Njëra ishte nëna e udhëheqësit studentor Lin Htet Naing, alias James, i cili u arrestua nga autoritetet ushtarake të Mianmarit qershorin e kaluar. Ajo kishte qenë duke vizituar burgun për t’i dorëzuar një kuti orizi djalit të saj gjatë javës së seancës së tij gjyqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit