-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet nipi i bosit të drogës në Itali, shoqërohej me të riun shqiptar

Kryesoret

Ditën e sotme është arrestuar nipi i bosit të mafias italiane, Turi Cappello. Në momentin që u arrestua këngëtari kishte 12 mijë euro para cash me vete. “Sapo firmosa një kontratë milioneri”, u tha ai agjentëve të policisë. Në momentin kur u kap nga policia Pandetta ishte me menaxherin e tij shqiptar, 33-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane. Këngëtari po qëndronte në një hotel në via Francesco Paolo Michetti dhe përgjatë ditës së martë ka qenë nën vëzhgim nga policia, por nuk ka dalë jashtë. Ditën e sotme ai doli nga hoteli dhe hipi në një makinë. Agjentët e ndoqën për disa kilometra dhe më pas vendosën ta kapnin në momentin kur rruga ishte e bllokuar nga semaforët, në mënyrë që ai të mos mund të largohej. Në dëshminë e tij në komisariat ai u shpjegoi hetuesve se së shpejt do të kthehej në Catania për tu dorëzuar. Gjykata e Katanias lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij më 12 tetor, por kur policia shkoi në banesën e këngëtarit nuk e gjetën aty. Ndaj vendosën në lëvizje kolegët e tyre në Milano për të kapur këngëtarin, i cili kishte lënë gjurmë në rrjetët sociale. Në njërin nga postimet shkruante: Jam mësuar në hapëria të ngushta, shtëpitë e vogla, qelitë. Nga brenda qelive do t’ju jap muzikë të re. Do të dal dhe do të më shihni më të fortë se më parë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit