-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkojnë rritje pagash, populli francez përplaset me policinë (VIDEO)

Kryesoret

Dhjetëra, mijëra protestues kanë dal në rrugët e Francës duke kërkuar rritje pagash. Ata janë përplasur me policinë, duke thyer xhamat e dyqaneve, pasi sipas tyre inflacioni është rritur në mënyrë të tmerrshme.

11 persona u arrestuan në Paris, tha ministria e brendshme, duke shtuar se 107,000 njerëz në mbarë vendin ndoqën thirrjen e protestës nga partitë e majta dhe disa sindikata, përfshirë 13,000 në kryeqytet.

Sindikata e linjës së ashpër CGT tha se 70,000 njerëz morën pjesë në marshimin në Paris.

Gjithashtu shumë rrugë janë bllokuar nga trafiku.

“Çështja e pagave është prioriteti numër një i popullit francez,” tha kreu i sindikatës CGT, Philippe Martinez, përpara marshimit. Është më se urgjente.

“Në një moment nuk është më e menaxhueshme,” tha Laetitia Berthault, një nga protestuesit, duke vënë në dukje një rritje page prej vetëm 10 euro në muaj nga zinxhiri i mobiljeve ku ajo punon.

“Unë jam një nënë beqare, dy fëmijë. Ne shtrëngojmë rripat … nuk kemi zgjidhje. Por nuk është e lehtë.”

Ndërsa marshimi u tensionua më shumë, reporterët e Reuters panë që policia të sulmonte protestuesit ndërsa pamjet e njerëzve me kapuç dhe të veshur me të zeza duke thyer vitrinat e dyqaneve u shfaqën në mediat sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit