-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë-Serbi? Eksperti: Dialogu po kthehet, por pakti final është larg

Kryesoret

Perëndimi po mundohet të kthejë fokusin e dialogut Kosovë-Serbi, drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, por kjo marrëveshje nuk mund të pritet në një kohë të afërt. Kështu ka vlerësuar, Bodo Weber, ekspert për Ballkanin, dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin. Ai i ka bërë këto komente për Radion Evropa e Lirë më 19 tetor, ditën kur i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar për vizitë në Kosovë. “Asnjëri nga ne nuk e ka parë propozimin, apo çfarë përmban. Ka shumë dezinformata (lidhur me të)”, thotë Weber. Ai megjithatë ka thënë se nuk ka dyshim që “ka një përpjekje nga këto dy shtete lidere në BE (Franca dhe Gjermania), me mbështetje të SHBA-së”, në lidhje me dhënien e një drejtimi të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, këto përpjekje vijnë pasi, së fundmi, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë udhëhequr kryesisht nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak “dhe janë fokusuar kryesisht në çështje bilaterale”. “Kjo si duket po ndryshon pjesërisht, të paktën me këtë iniciativë franko-gjermane. Që do të thotë se dialogu po kthehet në thelbin e tij”, ka thënë Weber. Megjithatë, sipas tij, nuk mund të mendohet se Kosova dhe Serbia janë afër një marrëveshjeje finale. “Unë mendoj se çfarë momentalisht po diskutohet ka të bëjë me çështje madhore, por nuk duket se ka ndonjë propozim apo plan të shkruar, e lëre më marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk mendoj se këto bisedime janë as afër kësaj”, është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit