-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS e rrëzon, PD do të çojë Xhaçkën në Kushtetuese: Mori bregun e detit në jug

Kryesoret

Në Kuvendin e Shqipërisë do të shkojnë dy raporte për çështjen e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Sot u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakort për një raport të përbashkët se kolegët e mashorancës kanë vendour të marrin në mbrojtje ministren e kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Qendrimi i opozitës ka qenë që këtë çështje duhet ta shqyrtojë në themel Gjykata Kushtetuese” tha Gazment Bardhi.

Partia Demokratike shpalosi të gjitha argumentet se përse Xhaçkës që është ministre e Jashtme duhet t’i hiqet mandati.

Gazment Bardhi pretendon se deputetja në konflikt interesi ka përfituar statusin e investitorit strategjik përmes bashkëshortit, që po ndërton një resort. “Burri i ministres përfitoi bregun përpara hotelit për 30 vite” tha ai.

Por socialistët, përmes Klotilda Bushka kishte një tjetër version duke e rrëzuar.

Nuk ndodhemi përpara rastit kur Gjykata Kushtetuese duhet vendosur në lëvizje. Nuk ka çështje që Kuvendi duhet ti dorëzojë Kushtetueses. Kërkesat nuk plotësojnë kriteret” tha ajo.

PS do ta rrëzojë kërkesën e PD-së në Kuvend duke miratuar vetëm raportin e saj. Por opozita pritet që ta çojë në Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit