-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama hap “thesin” e premtimeve dhe i “lutet” biznesit: Rrisni pagat

Kryesoret

Prej ditës së djeshme Edi Rama ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë që i ngjan një mini fushate përpara zgjedhjeve lokale. Zgjodhi që ta niste nga qarku Gjirokastër, aty ku ishte Sali Berisha në fundjavë.

Sot në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me artizanët, por edhe pronarët e bujtinave që u kërkoi rritjen e pagave. “Amanet pagat e punonjësve” u kërkoi ai, duke u sqaruar se kjo do të ndikojë direkt te niveli i biznesit.

Më pas hapi “thesin” e premtimeve për bonuse për rrjetëzimin, etj. Por kur erdhi puna për energjinë dhe krizën, sytë i drejtoi nga Zoti, si plani i vetëm. “Pavarësisht se ne kemi vendosur një fashë deri në 800 kilovat për të gjitha nevojat e familjeve dhe kemi thënë që mbi 800 kilovat do të paguhet çmimi real i energjisë. Duke parë që kishim një mundësi nuk e lamë atë mundësi për të futur duart në arkën e familjeve mbi fashën por e shtymë se u krijua një mundësi.

Jemi duke parë do të krijohet një mundësi të mos vendoset fasha në muajin nëntor. Dhe për t’u krijuar mundësi duhet nga njëra anë të kemi reshje, koha është shumë e bukur. Por për këtë duhet të kemi reshje. Unë jam së bashku me kolegët e koleget e qeverisë jemi me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shikojmë re e shi, komplet paradoks. Por nga ana tjetër përveç reshjeve duhet dhe kursim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit